75 Mall Live Search
09:24 / E Premte, 11 Tetor 2024 / k.v

Arrestohet një i dyshuar për veprat: kanosje dhe armëmbajtje në Lipjan

Mbrëmë rreth orës 23:30, është raportuar për një rast kanosje në stacionin policor të Lipjanit.

Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

Lidhur me rastin, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin: A.M., mashkull 41-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili  është intervistuar  dhe me vendim të prokurorit të shtetit ai  është dërguar në mbajtje, për veprat: Kanosje dhe armëmbajtje pa leje, pasi që atij i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 25 fishekë dhe tri thika./IndeksOnline/