75 Mall Live Search
22:39 / E Premte, 07 Janar 2022 / MSH

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të rënda

Një person, i dyshuar për vjedhje të rënda, është arrestuar sot nga ana e njësiteve policore të stacionit të Lipjanit.

I dyshuari po kërkohej nga ana e Policisë për disa raste vjedhjesh nëpër periudha dhe lokacione të ndryshme.

“Personi i dyshuar:- R.B . mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari” thuhet në njoftimin e Policisë.