Arrestohet një i mitur në Gjakovë, dyshohet për dhunim të një vajze të mitur
Është arrestuar një i mitur nga Policia e Kosovës në Gjakovë, nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë të mitur.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është paraqitur në stacionin policor në Ferizaj nga babai i vajzës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar në stacion policor Ferizaj se, vajza e tij e mitur kishte dalë nga shtëpia dhe se dyshon se ajo është me një të mitur mashkull kosovar. Njësiti i hetuesisë kanë shoqëruar në stacion policor palët për intervistim në prani të mbrojtësit të viktimave dhe punëtorit për punë sociale”, thuhet në raport.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

