Arrestohet një i mitur në një lokal në Klinë, iu gjeten armë e fishekë
Një i mitur është arrestuar në Klinë, nën dyshimin për veprën penale “mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armёs”.
Pas pranimit të informatës policia ka dalë në vendngjarje dhe tek i mituri i cili gjendej në një lokal të qytetit, ka gjetur dhe sekuestruar një armë, karikator dhe pesë fishekë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, stacioni policor në Klinё, më 05.11.2025, rreth orёs 21:30, pёrmes rrugёve operative ka pranuar informatё se nё njё lokal nё fshatin Ujmir-Klinё, njё person posedon armё tё zjarrit. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe gjatё kontrollit fizik tё personit tё dyshuar (i mitur) tek ai janё gjetur dhe janë sekuestruar njё armё pistoletё, njё karikator i armës dhe pesё fishekë kal. 9 mm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
I dyshuari ёshtё shoqёruar nё stacionin policor Klinё dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, departamenti për të mitur, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 24 orё./Indeksonline/


