Arrestohet një i mitur në Pejë, nën ndikimin e alkoolit ishte me veturë…

Policia ka arrestuar një të mitur në rrugë Ardijan Krasniqi, në Pejë, pasi që është hasur duke drejtuar veturën me targa vendore.
I dyshuari veturën e ka marrë pa pëlqimin e pronarit të automjetit dhe gjatë ngasjes së veturës ka qenë nën ndikimin e alkoolit me 0.92 promil.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë. /Indeksonline/