75 Mall Live Search
22:48 / E Premte, 31 Janar 2025 / FR

Arrestohet një i mitur në Pejë, po shpërndante hamburgera dhe drogë!

Gjatë mbrëmjes së sotme në Pejë, policia ka arrestuar një 16-vjeçar i cili punonte si shpërndarës me motoçikletë për ushqime të shpejta.

Burimet e Indeksonline kanë mësuar se, Policia civile e ka zënë të miturin duke e shfrytëzuar punën e tij për shpërndarje të lëndëve narkotike.

I njëjti është arrestuar, dhe është dërguar në Stacionin e Policisë në Pejë.

Indeksonline ka kontaktuar edhe policinë për informacione shtesë, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje./Indeksonline/