75 Mall Live Search
10:35 / E Hënë, 26 Prill 2021 / k.v

Arrestohet një i mitur në Prishtinë, e rrahu dhe ia mori paratë një femre

Është arrestuar një i mitur në Prishtinë pasi që i njëjti të shtunën kishte marrë para të gatshme dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër, e mitur.

Policia thotë se viktima ka pranuar tretman mjekësor, transmeton IndeksOnline.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet./IndeksOnline/