Arrestohet një i mitur pasi theri me thikë një të mitur tjetër në Prishtinë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i mitur ka therur me thikë një të mitur tjetër dhe është arrestuar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 22 janar, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, njofton Dukagjini.
“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 22.01.2026-17:20. Me 30.01.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e therë me thikë viktimën mashkull kosovar-i mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

