75 Mall Live Search
08:51 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / P M

Arrestohet një i mitur, u kap me motoçikleta të dyshimta


Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Fushë-Kosovë, pasi është kapur duke drejtuar një motoçikletë që dyshohet të jetë e vjedhur.

Sipas njoftimit të policisë, pas pranimit të informatave për rastin, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes në rrugën “Idriz Breznica”, ku përveç motoçikletës së parë, ka hasur edhe një motoçikletë tjetër skuter me targa vendore, e cila po ashtu dyshohet se është e vjedhur.

 Rr. “Idriz Breznica”, Fushë-Kosovë  10.11.2025 – 22:05. Pas pranimit të informatave se një i mitur është duke e drejtuar një motoçikletë e cila dyshohet të jetë e vjedhur, njësiti policor në atë lokacion përveç asaj motoçiklete  ka hasur edhe një motoçikletë – skuter me targa vendore, e cila dyshohet po ashtu se është e vjedhur.

Dy motoçikletat janë sekuestruar dhe janë sjellë në stacion policor pasi ende nuk ka ndonjë ankues. 

Gjatë verifikimit – kontrollit në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar dy thika. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar -i mitur i cili pas intervistimit në prezencë zyrtarit të QPS-së, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/