Arrestohet një iranian në Gjermani, autoritetet dyshojnë për “sulm islamist”

Një 32-vjeçar iranian është arrestuar në Gjermani pasi dyshohet se kishte planifikuar një sulm “me motive islami”.
I dyshuari kishte komplotuar të përdorte cianid dhe ricin për të kryer një “akt të rëndë dhune”, tha në një deklaratë policia e North Rhine-Westphalia.
Ata bastisën rezidencën e iranianit në Castrop-Rauxel, në rajonin e Ruhr, por prokurorët thanë se nuk u gjet asnjë helm.
U arrestua edhe vëllai i të dyshuarit dhe dyshja janë në paraburgim.
Ndërkohë që nuk gjetën helm, policia sekuestroi pajisje elektronike nga apartamenti i tij.
Një prokuror i lartë publik i Dyseldorfit tha se informacioni për të dyshuarin erdhi nga një burim miqësor i huaj i inteligjencës.
“Pas një vlerësimi të informacionit, ne arritëm në përfundimin që të lëshonim një urdhër kërkimi dhe ta kryejmë atë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Holger Heming përpara gazetarëve gazetarëve.
Hetimi po vazhdon dhe fillimisht ishte e paqartë se sa larg ishin planet e sulmit të supozuar.