Arrestohet një javë pasi policia ia bastisi shtëpinë për drogë

Një javë pasi policia ja bastisi shtëpinë në Prizren, ku iu gjet drogë, është arrestuar personi i kërkuar, raporton IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i arrestuari është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.
Mëngjesin e 7 prillit, policia kishte realizuar një urdhëresë për kontroll të shtëpisë së të dyshuarit.
Gjatë bastisjes, policia kishte gjetur dhe sekuestruar: 1.54 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një gjysmë cigare e dyshuar si substancë narkotike të llojit marihuanë, një peshore elektrike, një grinder, një pako rizlla, tre rrole najloni për paketim të substancës narkotike, një telefon dhe 10 €.
Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse të policisë së Kosovës./IndeksOnline/