75 Mall Live Search
12:53 / E Premte, 04 Prill 2025 / L K

Arrestohet një kosovar në Morinë

Shërbimet e policisë kufitare në Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me strukturat e DVP Durrës, kapën në hyrje, shtetasin I. E., 32 vjeç, banues në Suharekë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Kavajë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja”.

Veprimet e tjera procedurale u kryen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë.