Arrestohet një kosovar që tentoi t’u jipte ryshfet policëve në kufi

Është arrestuar një person, shtetas kosovar, pasi tentoi t’u jipte ryshfet zyrtarëve policorë, me qëllim që bashkëshortja e tij të futej në territorin e Republikës së Kosovës, pa i përmbushur kriteret e përcaktuara.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:50, në pikëkalimin kufitar Jarinjë, shkruan IndeksOnline.
“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.
Rasti është iniciuar si “Dhënie e ryshfetit”./IndeksOnline/