Arrestohet një kroat në Prishtinë, posedonte marihuanë, kokainë e heroinë

Një shtetas i Kroacisë është arrestuar dje, pasi tek ai policia gjeti substanca narkotike.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.
Te shtetasi i Kroacisë, policia gjeti një sasi të vogël marihuanë, një qese me kokainë dhe një qese me heroinë.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.
Rasti është iniciuar si “Posedim ilegal i narkotikëve”./IndeksOnline/