75 Mall Live Search
09:27 / E Martë, 14 Nëntor 2023 / S Z

Arrestohet një lëmoshëkërkues në Fushë Kosovë, kanosi një person duke i drejtuar thikën

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që gjatë kohës sa kërkonte lëmoshë në një lokal, ka kanosur me thikë viktimën.

“Rr. Dardania-Fushë Kosovë  13.11.2023-16:50.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në lokal, ka hyrë  i dyshuari mashkull kosovar dhe duke kërkuar lëmoshë e ka kanosur duke i drejtuar thikën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.  /Indeksonline/