12:21 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Arrestohet një malazias në Beograd, për 80 kilogramë marihuanë

Njësia e Krimit të Organizuar e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi ka sekuestruar afro 80 kilogramë marihuanë.

Përpos konfiskimit, policia ka arrestuar edhe një shtetas V.S. të Malit të Zi (1967).

Sekuestrimi i 59 pakove marihuanë u bë gjatë kërkimit në shtëpinë e tij, kurse në makinën e tij “Mercedes” u konfiskuan edhe 20 pako të tjera, transmeton Indeksonline.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë./Indeksonline/