75 Mall Live Search
08:24 / E Enjte, 15 Maj 2025 / MSH

Arrestohet një malazias në Bërnjak, posedonte kokainë

Një shtetas i Malit të Zi është prangosur mbrëmjen e së martës në pikëkalimin kufitar Bërnjak, pasi posedonte me vete narkotikë.

Pasi u ndalua për kontroll nga njësitet policore, në çantën e tij u gjeten dhe u konfiskuan një qese e vogël dhe një plastikë me kokainë, shkruan IndeksOnline.

Qesja peshonte 0.69 gramë, ndërkaq plastika e rrumbullakët ishte në peshë prej 0.50 gramësh, bën të ditur policia.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit,  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”./IndeksOnline/