09:13 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Arrestohet një mashkull në Prishtinë, ngacmoi seksualisht disa fëmijë përmes rrjeteve sociale

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për ngacmime seksuale.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet që përmes rrjeteve sociale të ketë ngacmuar disa fëmijë.

“Prishtinë 26.11.2020-17:40.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar seksualisht disa fëmijë. Lidhur me rastin është kontrolluar një lokacion dhe ne cilësi të provave janë sekuestruar një kompjuter llaptop si dhe një telefon mobil. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/