75 Mall Live Search
16:08 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / Z S

Arrestohet një mësimdhënëse në Mitrovicë të Veriut, sulmoi një nxënës

Gjatë ditës së sotme në Stacionin Policor në Mitrovicë Veri është iniciuar rasti “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Rasti është raportuar nga një prindi i cili ka deklaruar se me datë 06.06.2025 një mësuese e një shkolle në Mitrovicë Veri gjatë orës së mësimit e kishte sulmuar fizikisht djalin e ankuesit, nxënës i asaj shkolle duke e goditur me shuplakë.

Lidhur me këtë rast e dyshuara M.P, 56 vjeq është shoqëruar në Stacion Policor ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të shtetit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/