75 Mall Live Search
09:34 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një nxënës në Vushtrri, i konfiskohet armë, boks i hekurtë dhe thikë!

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një i ri në Vushtrri.

“Si rezultat i bashkëpunimit të PK-së me autoritet e arsimit, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar (nxënës i shkollës),  pasi që i njëjti ishte ndaluar jashtë hapësirës shkollore, ku gjatë  kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë (revole), një karikator me dy fishekë, një boks i hekurit dhe një thikë”, njofton Policia e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.