75 Mall Live Search
13:25 / E Hënë, 20 Tetor 2025 / Z S

Arrestohet një pejan, në Muriqan

Policia Kufitare e Shqipërisë ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Kosovë, një shtetas i cili ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për shtetasin kosovar F.K, 31 vjeçar banues në qytetin e Pejës.

F.K ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit, në Kosovë./Indeksonline/