75 Mall Live Search
08:24 / E Mërkurë, 08 Prill 2026 / P M

Arrestohet një person, sulmon me kaçavidë dhe plagos një polic

Një person është arrestuar në Prishtinë, për shkak se ka tentuar ta sulmojë një tjetër me kaçavidë.

Sipas raportit, i dyshuari ka shfaqur rezistencë aktive ndaj policëve dhe gjatë intervenimit për ta vendosur nën kontroll ka sulmuar fizikisht edhe njërin prej tyre, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ka tentuar ta sulmojë një person me kaçavidë.  I dyshuari ka shfaqur rezistencë aktive ndaj zyrtarëve policorë dhe gjatë intervenimit për ta vendosur nën kontroll  ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.