75 Mall Live Search
09:48 / E Premte, 24 Janar 2025 / k.v

Arrestohet një person afër Drenasit, e sulmoi fizikisht viktimën

Një person është arrestuar në fshatin Çikatovë e Re, pas një incidenti ku dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër qytetar, duke i shkaktuar lëndime trupore. 

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka ndërhyrë për të ndaluar të dyshuarin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është vendosur në mbajtje. 

Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa policia janë të angazhuara për të siguruar drejtësi për viktimën./IndeksOnline/