Arrestohet një person afër Drenasit, policia jep detaje
Është arrestuar një person në Poklek të Drenasit për shkak se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën, mashkull/kosovar.
Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12 e 30 minuta.
Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Me rastin po merret njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor, në Drenas.

