08:22 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Arrestohet një person, dyshohet se kanosi dy prokurorë në Pejë

Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 14.07.2023, rreth orёs 19:20, ёshtё informuar se nё rrugën “ Mbretёresha Teutё” nё Pejё, i dyshuari ka kanosur pёrmes telefonit dy (2) Prokurore tё shtetit.


Policia menjёhere ka marrё masat e nevojshme duke kёrkuar tё dyshuarin (i njohur pёr Policinё), nё vendbanimin e tij, mirёpo i njëjti nuk ёshtё hasur nga Policia.


Sot me datё 18.07.2023, pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, ёshtё arritur tё identifikohet lokacioni i personit tё dyshuar dhe i njëjti ёshtё arrestuar.


Lidhur me rasti ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar qё i dyshuari tё ndalohet pёr 48- orё