75 Mall Live Search
08:35 / E Martë, 08 Mars 2022 / AR

Arrestohet një person, e trafikoi të miturën duke e mbajtur në kafiterinë e tij në Mitrovicën Veriore

Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Mitrovicën Veriore, në koordinim me PTH –Pejë, Departamenti për të mitur, dje më datë 07.03.2022 rreth orës 09:20 në qytetin e Mitrovicës ka arrestuar një person.

Arrestimi i tij është bërë nën dyshimin e arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale ‘trafikimi me njerëz’.

Nën autorizimin e Prokurorit të Shtetit, veprimet fillestare hetimore janë ndërmarrë me dyshimin se i dyshuari është i përfshirë në vepër penale pasi paraprakisht përmes rrugëve operative janë siguruar informata se i dyshuari në fjalë me veprime trafikon dhe e shfrytëzon viktimën e mitur femër kosovare.

Hetimet intensive ndaj të dyshuarit  kanë rezultuar në sigurimin e provave ku e njëjti dyshohet se e ka mbajtë viktimën e mitur në kafiterinë e tij duke e shfrytëzuar për punë të detyruar, duke shfrytëzuar pozitën e ndjeshme të viktimës gjatë periudhës kohore shkurt 2022.

Me vendim të prokurorisë kompetente i dyshuari është ndaluar 48 orë për procedim të mëtejmë./Indeksonline/