16:10 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / k.v

Arrestohet një person i armatosur në Istog

Stacioni Policor në Istog. Sot në mesditë ka pranuar informatë se një i dyshuar, M.D., i lindur 1951, i nacionalitetit serb/kosovar, posedon armë për të cilën nuk ka leje përkatëse.

Njësia e hetimeve pranë këtij stacioni ka kontaktuar të dyshuarin i cili ka pranuar se ka një armë me leje të Serbisë.

Pistoleta e tipit ‘Crvena zastava’ cal 7.62mm prodhim Jugosllav së bashku me 8 (tetë) fishek të njëjtit kalibër është konfiskuar.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të të njëjtit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./Indeksonline/