75 Mall Live Search
09:54 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / KV

Arrestohet një person i dënuar me 1 vit burgim në Prizren

Më 24.09.2025, policët e stacionit policor Prizren, në kuadër të Task Forcës dhe planit operativ “Realizimi i urdhëresave 2025”, kanë arritur që të lokalizonin dhe ta arrestonin të dyshuarin SH. D., mashkull, 54-vjeçar nga Prizreni.

Ai ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 1 vit e 20 ditë burgim efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

I arrestuari SH. D. fillimisht është sjell në stacionin policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit./IndeksOnline/