Arrestohet një person i dënuar për posedim të narkotikëve
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj, nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të kërkuar:– S.B. mashkull, 51 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 2 vite burgim dhe 3 mijë euro dënim me gjobë për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.

