Arrestohet një person i dyshuar në Mitrovicë për përdorim të armës

Në orët e pasdites të datës 11 janar 2020, Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale përdorim i armës.
Ngjarja fillimisht ishte raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Kqiq të Mitrovicë. Arrestimi i të dyshuarit është bërë jo larg vendit të ngjarjes me ç’rast nga i dyshuari është sekuestruar një armë pushkë automatike, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 11 (njëmbëdhjetë ) gëzhoja.
Nga të dhënat e para hetimore dhe provat e siguruara bëhet e ditur se i dyshuari ka shtënë me armë në muret e shtëpisë së ankuesit, nuk raportohet për të lënduar.
Ndërsa nga rrjedha hetimore dyshimet e para janë ngritur se ngjarjes të i ketë paraprirë një çështje e mëhershme ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit. Bazuar në deklaratën e ankuesit dhe elementeve tjera rrethanore, përfshirë edhe provat materiale, janë ndërmarrë hetime të nevojshme policore të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe të hetohet si vepër penale ‘përdorim i armës’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.
Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.