75 Mall Live Search
10:56 / E Martë, 27 Gusht 2024 / k.v

Arrestohet një person i dyshuar për dhunë në familje, i sekuestrohet kallashi

Në kuadër të veprimeve operative që po kryejn zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale,  nga zyrtarët e stacionit policor të Podujevës, është arrestuar një person i  dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Arrestimi  është realizuar në fshatin Livadicë të Podujevës, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje.

Personit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri AK-47 dhe municion.

Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe  mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.