75 Mall Live Search
09:16 / E Shtunë, 25 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Arrestohet një person i dyshuar për dhunë në familje në Lipjan, sekuestrohet një armë zjarri

Në kuadër të veprimeve operative që po kryejn zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, mbrëmë nga zyrtarët e stacionit policor të Lipjanit, është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i personi të dyshuar për veprën dhunë në familje, është realizuar në fshatin Sllovi të Lipjanit.

No photo description available.

Pjesë e intervenimit në rast ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë  ku janë gjetur dhe sekuestruar:

– një armë zjarri AK-47

– tre karikatorë dhe

– 94 fishekë.

Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.