75 Mall Live Search
13:48 / E Mërkurë, 04 Gusht 2021 / A. M.

Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në Prishtinë

Hetuesit e stacionit Policor Qendra, pas një pune të gjatë hetimore, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të  vjedhjeve të rënda.

Rastet kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Kjo është konfirmuar për “Indeksonline” nga zëdhënësja, Flora Ahmeti.

“V. Gj,  mashkull, 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me 8 raste të vjedhjeve ku i njëjti, dyshohet të jetë i përfshirë”.