Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Pejë

Një femër, të hënën ka deklaruar në policinë e Pejës se me datёn 18.09.2022, rreth orёs 20:00, nё rrugën “Nëna Terezë” (nё oborrin e Spitalit Rajonal nё Pejё) tre persona tё dyshuar me forcë ia kanë marrё çantën nga krahu, gjithashtu edhe tri unaza nga dora e viktimёs.
Tё dyshuarit janё larguar nё drejtim tё panjohur.
Pas njё pune intensive nga Hetuesit e Stacionit Policor Pejё, me datёn 21.09.2022, kanё arritur ta indetifikojnё dhe ta arrestojnё njërin nga tё dyshuarit, ndёrsa dy të dyshuarit tjerё momentalisht gjenden nё arrati.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit ёshtё ndaluar për 48 orë.