75 Mall Live Search
14:51 / E Mërkurë, 14 Korrik 2021 / A. M.

Arrestohet një person i dyshuar për kanosje ndaj zyrtarëve policor

Policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person të dyshuar, pasi i njëjti  ka  kanosur zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare.

Arrestimi i  të dyshuarit është bërë sot  rreth orës 14:00, në rrugën ’Shemsi Ahmeti’’ në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët  policorë po trajtonin një kundërvajtje në trafik, me ç’ rast i dyshuari- ngasësi i  veturës duke  mospërfillur urdhërat e zyrtarëve policor, i njëjti ka  kanosur zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

 Pas procedurave të intervistimit i dyshuari S. L.,44 vjeçar,  me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ‘kanosje’ .