Arrestohet një person i dyshuar për kontrabandim me emigrant

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë, i cili ishte i dënuar për veprën penale ‘Kontrabandim me Emigrant’.
“Njësitet relevante të Stacionit Policor Istog, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin L. S. i lindur me 1973, M/Kosovar i cili është i dënuar për këtë vepër penale”, transmeton Indeksonline.
I njëjti pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 18 muaj e Shtatëmbëdhjetë 17 ditë burg./Indeksonline/