Policia arreston një person në Prishtinë, kjo është arsyeja

Sot rreth orës 14:00, nga zyrtarët e stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për mashtrim.
Rasti ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, saktësisht në sallën ku kryhen testimet për patent-shofer.
Personi i arreshtuar është- E.H. mashkull, 20 vjeç, ai dyshohet se ka mashtruar duke u parqitë në sallë për test, në emër të dikujt tjetër.
Lidhur me këtë rast policia ka intervistuar personin e dyshuar dhe ndaj tij do të merren veprimet e mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit./Indeksonline/