14:33 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person i dyshuar për përfshirje në prostitucion

Një person është arrestuar nën akuzën për marrje me prostitucion.

Kështu ka njoftuar  Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NJHTQNJ– Pejë).

Ata kanë theksuar se në koordinim me prokurorin kompetent, është bërë kontrollimi i banesës së të dyshuarit dhe më pas edhe arrestimin e tij, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘detyrim në prostitucion’, ‘ofrimi lokaleve për prostitucion’, ‘marrje me prostitucion’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’.

Gjatë kontrollit të banesës është gjetur një armë zjarri (pistoletë), kalibër 9×19 mm, dy karikatorë dhe 13 fishekë.

Si rezultat i hetimeve të suksesshme NJHTQNJ ka arritur të identifikojë edhe tri raste tjera ‘marrje me prostitucion’ të cilat do të procedohen në procedurë të rregullt në gjykatën kompetente në Pejë.

Personi i arrestuar është A. B. i lindur me 1983 m/sh/k. Ky i fundit me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Indeksonline/