Arrestohet një person i dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike

Në orët e mesditës së sotme, policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Arrestimi i personit të dyshuar është realizuar në rrugën “Skënderbeu” në Skenderaj, në kohën kur zyrtarët policorë të Njësisë së Reagimit të Shpejt kanë ndaluar automjetin në të cilin ndodhej i dyshuari Sh.Sh., 25 vjeçar, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar te i dyshuari është gjetur një sasi e substancës narkotike në peshë prej 2.1 gram.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.