Arrestohet një person i dyshuar për shtytje në zjarrvënie
Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për shtytje në zjarrvënie.
Sipas policisë rasti ka ndodhur më datë 14.02.2025, në rrugën “Epiri” në Prishtinë, saktësisht në një lokal, ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga zjarri.
Lidhur me këtë rast, sot nga hetuesit policorë të NjHP-së, është arrestuar i dyshuari i katërt:
• R.A., 36 vjeç, mashkull, nën dyshimin se ka shtyrë të dyshuarit e tjerë të kryejnë veprën penale të zjarrvënies.
Personi i arrestuar, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./Indeksonline/

