75 Mall Live Search
13:13 / E Enjte, 04 Qershor 2026 / MSH1

Arrestohet një person i dyshuar për shtytje për zjarrvënie

Policia e rajonit të Prishtinës, më saktë hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për shtytje për zjarrvënie.

Rasti ka ndodhur më datë 16 nëntor, në rrugën “Nezir Gashi” në Prishtinë,  ku është djegur një automjet dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga zjarri.

Lidhur me këtë rast, sot nga hetuesit policorë të NJHP-së është arrestuar i dyshuari i dytë:

• B.H, 37 vjeç, mashkull, i cili është ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë.

Personi i arrestuar, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.