21:15 / E Martë, 25 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Arrestohet një person i dyshuar për sulm dhe ngacmim në Podujevë

Një person është arrestuar ditën e sotme në Podujevë, dyshohet të ketë kryer veprat sulm dhe ngacmim.

Pas arrestimit me vendimin e prokurorit të shtetit personit të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Njoftimi i plotë:

Sot nga njësite policore të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person i dyshuar për veprat sulm dhe ngacmim.

Arrestimi i të dyshuarit

– F. I, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar ankuesin dhe videon e sulmit e ka publikuar në rrjete sociale. Rasti në polici është denoncuar me datën 24.10.2022.

Pas arrestimit me vendimin e prokurorit të shtetit personit të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh./IndeksOnline/