Arrestohet një person i dyshuar për tentim grabitje afër Lipjanit

Mbrëmë nga njësite policore të stacionit të Lipjanit dhe stacionit Veriu, në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprën tentim grabitje, që ka ndodhë me datën 18.10.2022, në fshatin Rufc i ri, të Lipjanit.
Puna e zyrtarëve policor, është finalizuar mbrëmë rreth orës 20:00, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: F.D., mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.