Arrestohet një person i dyshuar për veprat Dëmtim prone, vjedhje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

Njësitet policore të stacionit jugu në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprat Dëmtim prone, vjedhje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Në koordinim me prokurorin e shtetit dhe Gjyqtarin e Procedurës paraprakre, nga hetuesit policor është kryer një kontrollë/ bastisje në shtëpinë e të dyshuarit:
– M. C . mashkull, 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë:
-Pasije të ndryshme për modifikim/prodhim të çelësave,
-18 çelësa të modifikuar,paisje të ndryshme që dyshohet që janë përdorur për kryerjen e veprës
-një pistoletë me gaz “Walter”
-dy armë metali shkrepsë,
-dy thika për të cilat edhe është hapur rast si “Posedim I paautorizuar I armës” etj.
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të procedohet më tej.