75 Mall Live Search
09:12 / E Martë, 15 Nëntor 2022 / A. M.

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘Kanosje’

Në orët e mesditës së datës 14 nëntor 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës  penale ‘ Kanosje’.

Sipas deklaratës së  ankuesit, thuhej se në rrugën  “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicën e Jugut,  ishte kanosur  nga personi i dyshuar i cili  kishte ekspozuar një armë  dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar D. S., 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me dy fishke e cila dyshohet se është ekspozuar nga i dyshuari në veprën penale.

Ndërsa bazuar në veprimet e para  hetimore dyshohet se veprës penale të kanosjes t’i ketë paraprirë një zënkë  ndërmjet të dyshuarit dhe ankuesit.

 Të gjitha veprimet  hetimore  janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprat penale  ‘Kanosje’ dhe “ Armëmbajtje pa leje”.  Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.