75 Mall Live Search
14:00 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person, i dyshuar për vjedhje biçikletash

Pas një hetimi të mirëfilltë hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arritur të identifikonin dhe ta arrestonin një person të dyshuar për përfshirje në tri raste të veprave të ndryshme penale.

Arrestimi i të dyshuarit E. Sh., 19 vjeç është bërë mbi dyshime të arsyeshme për tri veprat penale “vjedhje e rëndë” që ishin raportuar muajin e fundit brenda zonës së përgjegjësisë në Mitrovicë.

 Cak i këtyre vjedhjeve ishin biçikletat, ndërsa hetuesit policorë në cilësi të provave materiale kanë arritur të gjenin dhe të sekuestronin katër biçikleta të vjedhura të cilat pas procedurave do t’u kthehen pronarëve.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga prokurori i rastit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.