16:22 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / A. M.

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhjeve në Fushë Kosovë

Sot nga njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje.

Rasti kanë ndodhë në fillim të muajit maj 2023, në një market, ku është vjedhë një kasafortë me një shumë të parave (kasafortë e vendosur në market për bëmirësi).

Puna e hetuesve  policor, pas marrjes së disa veprimeve operative  ka rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar njëri prej të cilëve është arrestuar.

Personi i dyshuar:

– I.H,mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për vjedhjeve, ndërkohë që i dyshuari tjetër aktualisht është në kërkim policor.