75 Mall Live Search
14:56 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / KV

Theret me thikë një person në Arllat të Drenasit, arrestohet 29-vjeçari

Sot rreth orës 02:30, policia ka marrë informacionin se në Arllat të Drenasit, një person dyshohet se është i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë).

Personi i lënduar R.B., mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Drenasit, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arrestuar personin e dyshuar: E.B, mashkull, 29 vjeç, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentativë.