Arrestohet një person, i dyshuar që vrau punonjës e ambasadës britanike në Liban
Policia në Libani e cila po heton rreth vdekjes së një gruaje britanike që ka punuar në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Bejrut ka arrestuar një person.
Trupi i Rebecca Dykes u gjet në anën e një autostradë të shtunën mbrëma.
Sipas mediave britanike, ajo është mbytur dhe sipas tyre, i dyshuari i arrestuar është një shofer taksie, transmeton Indeksonline.
Familja e saj në një deklaratë kanë thënë: “Ne jemi të shkatërruar nga humbja e Rebekës tonë të dashur. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të kuptuar se çfarë ka ndodhur”./Indeksonline/