75 Mall Live Search
08:43 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / OSH

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje, datë 01.03.2022 rreth 11:50 në bazë të një informacioni inteligjent ka arrestuar një person me inicialet Z.L (M/K) i moshës 47 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘’Lëndim i lehtë trupor dhe vjedhje e shërbimeve’’ me dënim burgimi prej dyzetë (40) ditëve.

I njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.